Ushtria irakiane çliron edhe tre fshatra nga DEASH-i

Tre fshatra në perëndim të Mosulit të mbajtura nga organizata terroriste DEASH janë çliruar, njoftoi të shtunën ushtria irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Faisal Yasin, kapiteni i komandës së operacioneve Nineveh, deklaroi për AA se janë shkatërruar edhe katër automjete të DEASH-it të ngarkuara me bomba dhe se operacioni është në rrjedhë e sipër.
Majori i ushtrisë irakiane, Mezahim Ahmed tha se në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vendin Tal Kayf, 12 kilometra nga Mosuli, gabimisht janë vrarë katër ndërsa janë plagosur nëntë ushtarë irakianë.
