Ushtria serbe patrullon në bjeshkët e Istogut, gazetari thotë se i kërkuan të mos i fotografojë

231
fresco

Patrullimet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk janë edhe të rralla. Së fundmi ata janë parë në bjeshkën e Corovodës në Istog.

Pamjet i ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Zeqir Mehmetaj kryeredaktori i RTV Fontana në Istog.

Në pamjet që ka shpërndarë ai shihen disa ushtarët serb më një kamion, teksa parakalojnë në zonën e Corovodës së Istogut.

Mehmetaj thotë se ata i kërkuan që të mos e fotografonin.

“Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës. Urdhëri (i cili nuk vlejti) ishte:
NEMOJ SLIKATI ( mos fotografo).”, ka shkruar Mehmetaj. /Insajderi.org/

Comments