Valbon Limani: E kuptoj, je i shqetësuar, i sheh anketat! Visar Ademi: Ke filluar të bëhesh arrogant

Në Hajde Flasim në TV21, pati “përplasje” mes kandidatëve për komunën e Gostivarit, Visar Ademit dhe Valbon Limani ku ky i fundit i tha kundër kandidatit se është i shqetësuar pasi ka pare punët dhe anketat. Ademi tha për Limanin se ka filluar të bëhet arrogant, ndërkohë që vazhdoi debati për ujin e pijshëm në Çegran.
Ademi tha se Çegrani nuk ka ujë të mjaftueshëm, gjë që e mohoi Limani që siç tha, probleme me ujin ka vetëm gjatë verës kur janë edhe mërgimtarët
–“Unë të kuptoj, je pak i shqetësuar, i sheh punët, i sheh anketat, krejt në rregull mirëpo dëgjo si të dëgjoj unë ty me krejt akuzat”
–“Ke filluar edhe arrogant të bëhesh Valbon. Vazhdo, vazhdo”.
–“Na njohin kush si është. Rezervari i Çegranit është një projekt për të ne kemi aplikuar për dokumentacion teknik, ndërsa dy rezervarët që kanë të bëjnë me sistemin e ri, janë të ndlrtuar dhe siç thash, edhe dy pjesë kanë mbetur të përfundohet që të mund I njëjti të vihet në funksion.
–“A ka ujë të pijshëm Çegrani dhe a ka ujë të mjaftueshëm”?
–“Po ka. Nëse vjen më shpesh do ta shohësh se ka ujë të pijshëm”.
–“Gjysma e lagjes duhet të flejë gjumë që tjetra të lahet sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm”.