Varhelji: Maqedoni e Veriut dhe Shqipëria janë gati për të çelur negociatat
Eurokomisari për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, në një deklaratë për shtyp pranë qeverisë, në prani edhe të kryeministrit Oliver Spasovski tha se Maqedoni e Veriut dhe Shqipëria tashmë i kanë përmbushur detyrat dhe se janë gati për të hapur negociatat me BE-në. Ai tha se negociata duhet të hapen para samitit të Zagrebit në maj. Ai nga ana tjetër tha se Maqedonia e Veriut duhet të implementojë reformat dhe duhet t’i aplikojë ato në sistem sa më shpejt të jetë e mundur për të bindur edhe më tej BE-në. Ai ndër të tjera tha se pas zgjedhjeve shpreson të dalë një mazhorancë e qartë për të qeverisur vendin dhe të bashkëpunojë ngushtë me BE-në për të çuar përpara reformat. Ai shtoi gjithashtu se BE-ja nuk ka ndërmend të ndërhyjë në politikat e brendshme të vendit dhe se do të bashkëpunojë me këdo forcë që do të vijë në pushtet pas 12 prillit.