Varhelyi: Shpresoj që të rinjtë e Kosovës do të mund të udhëtojnë së shpejti pa viza në BE

229

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh optimist se populli i Kosovës së shpejt do të mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.

Ai këto komente i bëri përmes një video-mesazhi gjatë diskutimit të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë dhe Instituti i Teknologjisë Rochester në Kosovë (RITK), me temën “Konferencën për të ardhmen e Evropës”.

Komisionari Varhelyi në këtë konferencë foli edhe për investimet e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor që kapin shifrën 30 miliardë euro.

“Shpresoj gjithashtu që të rinjtë e Kosovës do të mund të udhëtojnë së shpejti pa viza në BE, dhe të kenë edhe më shumë kontakte me bashkëmoshatarët e tyre. Dhe ne duke nxitur ekonominë, zhvillimin e rajonit dhe të Kosovës, t’ju ofrojmë të gjitha mundësitë e mundshme në vend. Plani ynë ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor do të mobilizojë deri në 30 miliardë euro, një e treta për PBB-në në Investime. Kjo paketë do të mbyllë hendekun e zhvillimit ekonomik, me BE-në ku do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe me përparimin në rrugën drejt BE-së“, u shpreh ai.

Varhelyi derisa i ka quajtur të rinjtë e Kosovës si pasuria më e vlefshme, tha se zëri i tyre do të ndikojë shumë në adresimin e zhvillimit ekonomik, bërjes së institucioneve shtetërore të përgjegjshëm karshi nevojave të qytetarëve.

Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim tha se BE mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kjo është çështje të cilën të gjithë e kemi në mendje, mirëpo përsëri, siç e përmenda disa herë, dhe u përpoqa t’u shpjegoj të gjithëve që po i takoj, përfshirë zyrtarët e qeverisë, kjo është një çështje që duhet të vendoset zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE-së. Janë 27 shtete anëtare që duhet të ulen së bashku dhe të thonë, në rregull ky është vendimi sepse ne ndihemi rehat dhe se Kosova është një partner i besueshëm. Pra, në fakt kërkon një lloj korrelacioni ndërmjet institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian, Parlamentit dhe të tjerëve, por edhe qeveria e Kosovës në fakt përpiqet të komunikojë me ato 27 shtete anëtare për t’i bindur të gjitha”, tha ambasadori Szunyog.

Comments