Vazhdon abuzimi me veturat zyrtare, edhe një 3Z shihet në Shqipëri

517

Përdorimi i veturave zyrtare të institucioneve të Kosovës për nevoja personale vazhdon.

Në disa foto të dërguara në redaksinë tonë shihet se si një e tillë sapo është kthyer nga Shqipëria në vendin tonë.

Lexuesi tregon se drejtuesi i makinës në fjalë nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit dhe se gjatë disa herë ka bërë tejkalime në vijë të plotë.

Vlen të përmendet se sot është dita e dielë dhe nuk punon asnjë institucion shtetëor pasi është ditë pushimi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kishte premtuar se veturat zyrtare nuk do të keqpërdoreshin më./Gazeta Express/

Comments