VAZHDON FUSHATA ZGJEDHORE – PARTITË NË TUBIME I PREZANTOJNË PROGRAMET


Partitë politike, sot, në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do t’i prezantojnë programet e veta në takime me qytetarë dhe në tubime nëpër Maqedoni.
BDI do të mbajë konferencë shtypi në selinë e partisë në Shkup, ndërkaq do të bëhet edhe promovimi i Zonës Zhvillimore Turistike në Kodër të Diellit, ku do të flasin kandidatët për deputet të Njësisë së 6 Zgjedhore. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të zhvillojë takim me banorët në Komunën e Pllasnicës, Dollnenit, Zhitoshës, Presilit, Nerovës dhe Borinës.
PDSH do të mbajë tubim në Çegran, Bogovinë.
Koalicioni Rilindje me Besë do të mbajë takim me banorët e fshatit Nerasht.
Aleanca për shqiptarët do të jetë në Manastir, Resnjë dhe Krushevë.
VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajë tubim në Shkup.
LSDM dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubime në Sveti Nikole dhe Veles.
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi sot do të mbajë tubim në Sopishte.