Vazhdon maltretimi i mërgimtarëve, gati gjashtë orë pritje për të dalë nga Kosova

508
fresco

Edhe në këto orë është duke vazhduar pritja dhe kolona e gjatë në dalje të Kosovës.

Bashkatdhetarët edhe më tutje janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata në dalje të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Kosovës janë të mëdha,  dhe se pitja më e madhe është në pikën kufitare Merdare, raporton lajmi.net.

Sipas këtyre të dhënave, bashkatdhetarët në Merdare janë duke pritur deri në 5 orë e gjysmë dhe se kolona ka arritur në 1.6 kolometra.

Pritje e madhe është edhe në Jarinje. Atje mërgimtarët janë duke pritur deri në 5 orë ndërkaq kolona është e gjatë 2.5 kilometra.

Edhe në pikëkalimin kufitar Mutivodë ka kolonë dhe pritje. Sipas këtyre të dhënave, në Mutivodë bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 4 orë, kurse kolona është e gjatë vetëm 500 metra.

Edhe në Muçibabë ka pritja është deri në dy orë, kurse kolona ka arritur deri në 1.2 kilometra.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka pritje dhe kolonë. Atje qytetarët për të dalë nga Kosova janë duke pritur deri në një orë e gjysmë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm pritja për të dalë nga Kosova, bashkatdhetarët në autostradat e Serbisë po përballen edhe me një problem tjetër shumë të madh.

Atyre po u shpërthehen gomat me gozhda të cilat ende nuk dihet se kush po i hedh nëpër autostradë. /Lajmi.net/

Comments