Vdekja kaplon Alepon, vriten 6 fëmijë dhe nëna e tyre

183
fresco

 

midle

thumbs_b_c_807dfa99f7b2c800105ce8fcd913f384

7 persona nga e njëjta familje, 6 prej të cilëve fëmijë kanë humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e një sulmi me bomba në Alepo.

Zyrtari i Mbrojtjes civile në qytet, Ibrahim Ebu Leys tha për Anadolu Agency se një helikopter ushtarak i regjimit ka bombarduar me bombë lagjen Alepo i Vjetër, që është nën kontrollin e opozitarëve. Ai shtoi se nga sulmi me bombë u vranë 7 persona nga e njëjta familje dhe se një numër i madh i njerëzve janë plagosur.

Ebu Leys theksoi se shtëpia e cila ka qenë në shënjestër, është shkatërruar plotësisht nga sulmi dhe se shumë shtëpi në afërsi janë dëmtuar. Ai tha se ekipet e Mbrojtjes civile janë duke punuar për të arritur tek njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja.

Komiteti koordinues i forcave rebele, cituar nga portali “Middle East Eye”, tha se viktimat ishin bashkëshortja dhe gjashtë fëmijët e një aktivisti të opozitës, Ali Abu al Jawd.

Ky i fundit, thanë të njëjtat burime, nuk ndodhej në banesë në kohën e sulmit. /Syri.net/

Comments