Vdes në klinikë i burgosuri 29 vjeçar nga Llojani

Dje në ora 17 nga Klinika e Gastrologjisë pranë Qendra Klinike Shkup, është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme se po atë ditë në ora 15:27 në klinikë ka vdekur personi B.I. (29 vjeç) nga fshati Llojan i Kumanovë.
I riu nga Llojani, ka vuajtur dënimin me burg në Idrizovë, ndërsa ka lënguar nga ciroza. Para tri ditësh, më 24 tetor, ishte sjellë në klinikë për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, informuan nga MPB-ja.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.