VDES PUNËTORI I EVN-SË NË TETOVË, ISHTE DUKE SANUAR NJË DEFEKT

764
fresco

Një punëtor i EVN-së ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit XHepçisht të Tetovës. Rastin në polici e ka denoncuar kolegu i tij.
“Sot rreth orës 09 e 30 minuta, në SPB Tetovë i punësuari në kompaninë EVN, ka denoncuar se kolegu i tij D.S. 43- vjeç nga fshati Miletinë e Tetovës, gjatë sanimit të një defekti në rrjetin elektrik në afërsi të fshatit Xhepçisht, është rrëzuar nga shtylla elektrike dhe ka qëndruar pa ndjenja në tokë, mjekët nga ndihma e shpejtë kanë konstatuar vdekjen e tij.
Punohet në zbardhjen e rastit kurse inspektimi në vendin e ngjarjes është duke u kryer”, ka deklaruar Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë, raporton SHENJA.

Comments