Vedat Muriqi prezantohet në mënyrë të veçantë te Feneri [Video]
Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Fenerbahces, pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij.
Rizespor arriti marrëveshje me gjigantin turk për rreth 6 milionë euro, me sulmuesi shtatlartë që ka nënshkruajtur kontratë katër-vjeçare.
E ardhmja e Muriqit ishte diskutabile, por në fund Rizespor vendosi ta shesë në mënyrë për të mos ta humbur falas sezonin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.
25-vjeçari megjithatë do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon me klubin e ri, por kjo shumë mund të rritet në varësi të bonuseve të cilat janë të parashikuara në kontratëa.
Ndërsa sot Muriqi u prezantua në një mënyrë të veçantë ose thënë më mirë u ‘vetëprezantua’.
Ish-sulmuesi i Lirisë njoftoi vetë transferimin e tij te Feneri përmes një edicioni të lajmeve.
Ylli kosovar la pas një sezon fantastik, duke shënuar 17 gola dhe duke ndihmuar me tetë asistime në Superligën e Turqisë. /Lajmi.net/