Vedati i ‘Stupcave’ në rolin e policit, kërkon rritje të pagave (VIDEO)
Aktori Vedat Bajrami, sot në 19-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka realizuar një skeç humoristik në lidhje me Policinë e Kosovës, të cilët ende nuk kanë një siguri në punën e tyre e as rritje të pagave siç është kërkuar tash e sa kohë.
Ai në këtë skeç shfaqet në bregdet, gjë që bënë të kuptohet se Policia e Kosovës nuk ka të holla e as mundësi për pushime, shkruan “Zëri.Info”.
Humori dhe të qeshurat nuk mund të ndalen në këtë skeç, por Vedati ka një respekt të veçantë për Policinë e Kosovës./ZËRI