Vejseli: Politikanët e kapur s’mund ti mbrojnë interesat shqiptare
Partia për Prosperitet Demokratik mbrëmë tubimin e rradhës me qytetarë e bëri në fshatrat Strimnicë dhe Leshnicë ku të pranishmëve u foli kryetari I PPD-së dhe njëkohësisht bartës i listës në njësinë zgjedhre numër 6 ABDULADI VEJSELI.
Në fjalimin e tij Abduladi Vejseli theksoi se kohët e veprimit të PPD-së në të kaluarën kanë qenë të vështira por ajo e kreu misionin e saj me sukses dhe është i bindur se PPD do të jetë edhe më e sukseshme në realizimin e platflormës së saj parazgjedhore poqese e merr votën e qytetarëve.
Në kohën e sodit, theksoi Vejseli, politikanët janë më të dobët edhe pse sot është më lehtë të merresh me politikë sepse Kosova është e pavarur, Shqipëria e fortë ekonomikisht dhe anëtare e NATO-s, Serbia e dobët ekonomikisht dhe kemi një kapital politik rezultatet e UÇK-së dhe Marrëveshtjes së Ohrit.
“Sot nëse nuk je i zoti ti mbrojsh interesat e shqiptarëve do të thotë se je i korruptur ose i zënë dhe ju e shihni se parlamenti është maqinë votuese sepse shqiptarët i votojnë ligjet e Gruevskit me direktivë dhe fare pa ,lexim dhe ne nuk kemi opozitë në parlament. Sot të rinjëve duhet tu gjejmë vende të reja pune dhe nëse këtë nuk mundish ta bëjsh me anë të qeverisë atëherë kot e ke”, theksoi Vejseli.