Velija Ramkovski, drejtori i televizionit A1: Për inat do të jetoj 101 vjet



Në të përditshmen maqedonase, Sloboden Pecat, të enjten do të botohet letra e drejtorit të A1 nga burgu, Velija Ramkovski, pas arrestimit të tij në dhjetor të vitit 2010.
Letra e ish drejtorit të televizionit A1 është një dëshmi rënqethëse për sjelljen e xhelatëve të Nikolla Gruevskit të cilët po tentojnë që t`ia rrisin dënimin.
“Për katër muaj do të mbush 70 vjet. Besoj se qeveria dëshiron të më mbaj në burg deri sa të vdes. Dhe në post skriptum do të shkruaj: Për inati do të jetoj 101 vjet”, shkroi Ramkovski.