Vëllai i Agon Zejnullahut: Kërkojmë hetim të plotë, jo heshtje institucionale

111

Alban Zejnullahu, vëllai i të ndjerit Agon Zejnullahu që vdiq në duar të zyrtarëve policorë, ka kërkuar drejtësi në fjalën e tij gjatë protestës që po mbahet sot në Lipjan.

Ai ka thënë se janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për Agonin.

Po ashtu, ai u shpreh se kërkojnë hetim të plotë dhe transparent, e jo heshtje institucionale.

“Me zemër plot dhimbje por me qëllim të pastër e paqësor ju falenderoj për praninë. Nuk jemi mbledhur për urrejtje, jemi mbledhur për të kërkuar drejtësi për Agonin. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë, sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive.

Agoni nuk është vetëm emër, është symbol i padrejtësisë që nuk mund të harrohet. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, kërkojmë përgjegjësi, jo heshtje institucionale” – tha ai.

Comments