Vendet ku janë xhiruar 15 skena filmash madhështorë 

290

 

Irlanda-300x200

Të gjithë biem dakort me magjinë e kinemasë, kur imazhet shfaqen në ekranin e madh dhe na përfshijnë duke na çuar në vende përrallore, për të cilat është shumë e vështirë të besohet fakti se janë reale. Por ky është një fakt i vërtetë sepse planeti ynë është i tejmbushur me vende të tilla përrallore që mund të ndodhen vetëm disa orë larg nesh.

Më poshtë do të njiheni me disa prej skenave më fantastike të filmave të viteve të fundit, të cilat e tejkalojnë imagjinatën.

Questi Giorni – Gaeta

“Këto Ditë” është filmi më i ri i Giuseppe Piccioni dhe Margherita Buy që do të prezantohet në Festivalin e Venecias. Ky film tregon miqësinë ndërmjet katër vajzave në një qytet të bukur dhe melankolik të provincës së Gaetës. Për të krijuar pikërisht atmosferën e duhur, regjizori ka zgjedhur pikërisht këtë provincë e cila shtrihet në bregdetin e mrekullueshëm të Mesdheut, me të njetën largësi si nga Roma ashtu edhe nga Napoli, një provincë ku mbizotëron shpirti mesjetar i mbushur me tempuj dhe katedrale në harmoni të plotë me detin (7 plazhe të ndryshme) me rërë të bardhë dhe tejet të shkrifët. Idael si vend për një udhëtim jashtë sezonit turistik dhe në kërkim të vendeve italiane autentike.

Lake Moraine in the Banff National Park of Canada, with its emerald water and mountain range of the Canadian Rockies and the Valley of the Ten Peaks in the background. Photographed on location in horizontal format in the summer at midday.

The Revenant- Kanada

Kryevepra që i dha çmimin e shumëpritur Leonardo Di Caprios ishte pikërisht filmi “The Revenant” që na bëri të përjetojmë të gjithëve vuajtjet e protagonistit kryesor në territorin e ashpër të Amerikës së Veriut. Pjesa më e madhe e skenave të filmit janë xhiruar në territorin e Kanadasë, një parajsë e vërtetë ku prania e racës njerëzore edhe sot e kësaj dite i nënshtrohet ligjeve të natyrës. Sot, kur mundësitë për të udhëtuar në çdo territor janë më të shumta dhe me një komoditet më të lartë se ajo me të cilin iu desh të përballej Leos së gjorë, ia vlen që të oraganizoni një aventurë në veriun gjigand amerikan.

Voyage of time – Kili

Me shumë padurim po pritet dalja e dokumentarit “Voyage of time” që është cilësuar nga kritika si kryevepra e regjizorit vizionar Terrence Malick, që ka si protagonist kryesor Brad Pitt, i cili tregon historinë e universit. Ai do të prezantohet në Festivalin e Venecias dhe thuhet se regjizori ka mbi 40 vite që punon mbi këtë dokumentar. Skenat e tij janë xhiruar në të katër anët e globit dhe peisazhet përrallore në këtë dokumentar janë aq të shumta si për shëmbull, territoret e mrekullueshme të Kilit, vargmealet e Andeve sa është mjaft e vështirë zgjedhja.

Les Beaux jeurs d’Aranjuez – Francë

Një tjetër film në garë për marrjen e trofeut të Luanit të Artë është filmi me regjit të Wim Wenders, me titull “Les Beaux jeurs d’Aranjuez”. Skenat kryesore të këtij filmi janë xhiruar në fshatrat e Francës romatike ku koha të krijon përshtypjen se ka ndalur.

Inception – Maroko

Skena të cilat lëvizin nga Japonia në Paris duke kaluar në Mombasa dhe një udhëtim në këmbë na prezanton me spektaklin që të falin rrugët antike dhe plot ngjyra të Medinës. Në të vërtetë skenat e filmit nuk janë xhiruar në Kenia por në Marok, Tangeri, një prej mrekullive të vendit afrikano-verior.

Comments