Vendim historik, gjykata dënon Juventusin pas akuzave të tifozit të Napolit

176
fresco

vesuvio-juve-napoli

Vështirë të harrohet një mbrëmje e shëmtuar dhe një disfatë e thellë. Nuk e ka bërë absolutisht Giovanni De Angelis, avokat nga Castellammare di Stabia dhe tifoz i zjarrtë i Napolit, që arriti të marrë atë për të cilën luftoi me kurajo në muajt e kaluar. Gjykatësi i Paqes, në Gjykatën e Torre Annunziata i dha të drejtë në çështjen që tifozi-avokat ka hapur personalisht dhe krejt i vetëm kundër Juventusit, fajtor sipas tifozit të Napolit, për neglizhencë dhe pasivitet për të evituar ofendimet e turpshme që shpërthyen bujshëm ndaj Napolit dhe napoletanëve, nga tribunat e stadiumit, që degjeneruan edhe në çregullime mes dy tifozerive, në mbrëmjen e 10 nëntorit të vitit 2013, para, gjatë dhe pas sfidës me kampionëve të italisë dhe skuadrës së kaltër, që asaj kohe drejtohej nga Benitez.

Ndërkohë, në vendimin e gjykatësit citohet se është provuar fakti gjatë pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Juventusit shpalosnin dhe afishonin një pankartë që shfaqte një shpërthim të vullkanit Vesuvio dhe vdekjen e popullit napoletan. Një banderolë kjo e ekspozuar fillimisht në qendër të tribunës së ultrasve bardhezi, ndërsa më pas u vendos për të qëndruar në anën e poshtme të së njëjtës tribunë, pa u larguar nga stjuartët. Kështu, sipas “Gazzetta dello Sport” pretendimi dhe teza e tifozit të Napolit u përkrah dhe u mbështet nga gjykata, që pavarësisht apelimit të bërë nga ana e Juventusit.

Pas seancës së parë, gjykata e dënoi klubin torinez me rimbursimin e tifozit De Angelis të shumës 305 euro, si dëmtim pasurie, çka mbulon koston e biletës së ndeshjes, udhëtimin në tren dhe prenotimin në Torino, plus 1 000 euro dëm moral. Duke përfshirë edhe shpenzimet ligjore që Juventusi do të duhet të mbulojë, për të përmbledhur gjithçka në një shumë që korrenspondon me 3 000 euro në dëm të bardhezinjve. Përveç se është ankuar për korret offensive, De Angelis në akuzën e tij ka theksuar edhe faktin që u detyrua të largohej para kohe nga stadiumi për shkak të situatës dhe ambientit konfliktual që u krijua, të konsideruar si të papërballueshëm. Përballë këtyre akuzave, gjykatësi ka konsideruar të ndëshkueshëm klubin juventin.

Comments