Vendimi i Gjykatës – Kushtetuesja nuk e njeh Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese sot ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Ndryshe nga kjo, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, më 30 gusht e kishte shpallë të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb.
“TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;
TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njërën ndër pikat e vendimit të Kushtetueses.