Vendimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, më 16 maj në ora 12:00

55
fresco

Pas fjalëve përfundimtare, Gjykata në Tetovë ka caktuar datë për shpalljen e vendimit lidhur me rigjykimin në rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona, përcjell TV21. Vendimi do të bëhet publik të enjten, më 16 maj, në ora 12:00.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish-drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

midle

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa Spitali i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit. Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një hetim tjetër për këtë rast, i cili është në procedurë para hetimore.

Comments