Vendimi për rigjykim, rasti “Monstra” në labirinthet e gjyqësorit

284

7 ditë prej kur Gjykata Supreme vendosi për rigjykim të rastit “Monstra”, lënda zvarritet në sirtarët herë të Gjykatës së Apelit…

7 ditë prej kur Gjykata Supreme vendosi për rigjykim të rastit “Monstra”, lënda zvarritet në sirtarët herë të Gjykatës së Apelit e herë asaj Supreme dhe assesi të arrijë pranë Këshillit të Gjykatës Penale për të vendosur rreth paraburgimit të të akuzuarve në këtë rast.

Nga Gjykata Supreme për TVM2 njoftojnë se nuk kanë njohuri lidhur me lëndën dhe nuk mund të konfirmojnë nëse e njëjta tani gjendet në Gjykatën Supreme, ndërkaq njoftojnë se gjatë ditës së nesërme mund të presim njoftim lidhur me lëndën.

Ndërkohë, nga Sektori për marrëdhënie me publikun pranë Gjykatës së Apelit nuk janë në dispozicion për të na u përgjigjur lidhur me vendndodhjen e lëndës dhe nëse e njëjta është proceduar në Gjykatën Penale apo atë të Supremes.

Pas vendimit për rigjykim, avokatët mbrojtës supozonin që rigjykimi për rastin mund të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Që nga shpallja e vendimit për rigjykim të Gjykatës Supreme, me të cilën shfuqizohen vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit, familjarët presin vendimin që të akuzuarit të lirohen dhe mbrohen në liri, për çka edhe avokatët mbrojtës thonë se janë plotësuar të gjitha kushtet.

Për rastin “Monstra”, më 1 maj të viti 2012 u arrestuan më shumë persona, ndërsa 7 prej tyre u ngarkuan me akuzën për “terrorizëm”.

Një nga të akuzuarit dy vite më pas u shpall i pafajshëm, ndërkaq gjashtë të tjerët: Sami Luta, Fejzi Aziri, Haki Aziri, Agim Ismailoviq u dënuan me burg të përjetshëm dhe tani më shumë se pesë vite janë në paraburgim, ndërkaq me burg të përjetshëm u dënuan edhe Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, por që janë të pakapshëm për organet e ndjekjes të Maqedonisë.

Edhe pse shume herë Maqedonia kërkoi nga Kosova ekstradimin e tyre, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që Maqedonia nuk ka arritur që përmes dëshmive që posedon të bind palën kosovare se dy të akuzuarit vërtet janë kryerës të vrasjes së pesëfishtë afër liqenit të Smillkovcës.

Comments