Vërmicë: Dy personave u gjenden në trup 55 mijë euro të padeklaruara

Dogana ia ka konfiskuar afër 15 mijë euro një personi që provoi të futej nga Shqipëria në Kosovë me 55 mijë euro të padeklaruara të premten, tha Dogana e Kosovës në një postim në rrjetet sociale.
Mjetet e padeklaruara u gjetën të vendosura në trupat e shoferit dhe pasagjerit të automjetit, tha dogana.
“Gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, në orët e para të mëngjesit, një automjet është selektuar për kontroll të dytë pas deklarimit negativ nga udhëtarët”, tha dogana në njoftim.
“Gjatë këtij kontrolli janë zbuluar mjete monetare në trupin e drejtuesit të automjetit si dhe të pasagjerit, në vlerë totale prej 55,000 euro”, thuhet në njoftim.

Pas konsultimit me prokurorin, doganierët kanë iniciuar konfiskimin e 25 për qind të shumëps së padeklaruar.
Pjesën tjetër të mjeteve, dogana tha se e kanë ndaluar përkohësisht deri në perfundimin e hetimeve.
Në fund të komunikatës, Dogana rikujtoi se çdo person që hyn apo del nga territori i Kosovës dhe bart më shumë se 10,000 euro, është i obliguar të deklarojë shumën sipas ligjit.
“Mosdeklarimi përbën shkelje dhe i nënshtrohet masave ndëshkuese”, tha dogana në njoftim. /Paparaci.com