Mesfushorin Marco Verratti e kërkojnë të gjithë skuadrat e mëdha evropiane por italiani është i vendosur që të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e PSG-së.
Në një intervistë për “Stade 2”, Verratti theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë me PSG-së për të fituar Champions Leaguen, shkruan “Football-Itali”, transmeton SYRI.net.
“Dëshiroj të qëndroj te skuadra e PSG-së për të fituar Champions Leaguen, pikërisht këtu me fanellën e kampionëve të Francës. Nuk më josh asnjë ofertë ndaj do të vazhdoj të jem pjesë e PSG-së. Unë dua të falënderoj trajnerin sepse ai më ka ndihmuar shumë për të gjetur formën më të mirë fizike”, u shpreh ai
Kujtojmë që kohët e fundit Verratti kërkohet nga Bajerni i Mynihut, Barcelona, Reali i Madridit, Interi dhe Juventusi.