Vërshimet shkatërrojnë mjedrat në Podujevë, rrezikohet fabrika (Foto)



Reshjet e mëdha të shiut që po bien në Kosovë po sjellin telashe edhe në fshatrat e Podujevës.
Indeksonline ka siguruar pamje nga fshati Letancë ku vërshimet po shkatërronë tokë bujqësore ku ka të mbjellura mjedra.
sa Blakqori është njëri nga banorët e dëmtuar nga reshjet e mëdha.
“Më janë dëmtuar shumë hapësira të mbjellura me mjedra. Kam filluar të harrojë këtë dëm pasi që tani seriozisht po rrezikohet fabrika e plastikës. Nëse vazhdon shiu fabrika pritet të dëmtohet sepse edhe 25 centimetra ka mbetur sipërfaqe për tu futur uji brenda” ka thënë Blakqori për Indeksonline.