Versioni zyrtar i policisë/ Si e vrau 30 –vjeçari nipin e tij

Policia dha versionin zyrtar të ngjarjes makabre në Palasë ku Jorgos Zani i preku kokën nipit të tij 12 –vjeçar. Policia tha se e arrestoi atë në orën 10.34 minuta 25 metër larg banesës së tij ku kishte vrarë nipin Andrea Zani 12 vjeç, banues në Greqi. I mituri po qëndronte tek gjyshja e tij, shtetësia A.Z., në Palasë, Himarë. Autori i vrasjes është i afërm i viktimës pasi rezultojnë në lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Jorgos Zani dyshohet të jetë i sëmurë mendor, pasi nga verifikimet e kryera ka qenë një herë i shtruar në Spitalin Psiqiatrik të Vlorës në datat: 27.10.2015 – 05.11.2015, me diagnozën “Çrregullime të theksuara të personalitetit” pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Gjithashtu nga Spitali Psiqiatrik Vlorë, rezulton se shtetasi Jorgos Zani është kuruar edhe në shtetin Grek për vite me radhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.