Vesa Luma dhe Big Basta sot festojnë përvjetorin e tretë të martesës!

Viti 2015 do të ngelet gjithmonë në kujtesën e këngëtarëve, Vesa Luma dhe Big Basta.

Kjo për faktin se dyshja e kurorëzuan dashurinë e madhe me martesë, shkruan lajmi.net
Një vit më vonë, shtëpisë së tyre iu shtua akoma më shumë gjallëria pasi erdhi në jetë djali Lian i cili i bëri prindër shumë të lumtur.
Sot kur dyshja festojnë përvjetorin e tyre të 3-të duken të dashuruar si ditën e parë. Ishte Vesa ajo e cila e uroj burrin e saj publikisht nëpërmjet publikimit të një fotografie./Lajmi.net/