Vesa Luma krenohet me suksesin e Dua Lipës, kjo e fundit e falënderon për mbështetjen [Foto]

Këngëtarja Dua Lipa i bën vazhdimisht krenarë shqiptarët me sukseset e saj të vazhdueshme.

Të lumtur për arritjet e saj janë edhe shumë prej këngëtarëve vendorë, të cilët krenohen me suksesin e shqiptares jashtë vendit.
Dua Lipa (Foto: Instagram)
E njëra ndër to është edhe këngëtarja nga Prishtina, Vesa Luma, e cila tash e sa muaj është zhvendosur në Zelandën e re me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Vesa ka publikuar së fundmi në InstaStory videon e re të Duas “Electricity”, ndërsa ka treguar se aktualisht është kënga më e dëgjuar në Zelandë të Re.
E lumtur për këtë gjë, Dua kur ka parë postimin e Vesës, e ka shpërndarë atë në InstaStory-n e saj si për ta falënderuar për mbështetjen që po i jep.