Veseli: Javën tjetër nisim punën për lobim tek vendet skeptike për heqjen e vizave

423

“Është lajm i mirë. Urime të gjithëve. Është lajm i gëzuar për të gjithë qytetarët tanë. Janë bërë tetë vjet që jemi të vetmit pa të drejtë lëvizje. Ndërsa duke nisur nga java tjetër besoj që do të nisim të punojmë për të lobuar tek Italia dhe Franca që të na përkrahin në këtë proces”

21:43, 18 Korrik 2018
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se rekomandimi pozitiv i Komisonit Europian për vizat do të pasohet me një fushatë intensive lobimi tek vendet që janë skeptike për heqjen e vizave për kosovarët.

Ai ka nënvizuar se ky lajm i mirë është rrjedhojë punës së madhe që kanë bërë institucionet e vendit në reforma rrënjësore, por të cilat do të vazhdojnë edhe më tutje, deri në fund.

“Është lajm i mirë. Urime të gjithëve. Është lajm i gëzuar për të gjithë qytetarët tanë. Janë bërë tetë vjet që jemi të vetmit pa të drejtë lëvizje”.

“Komisioneri Dimitris Avramopoulos ishte i qartë kur tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Por reformat do të vazhdojnë. Ne do ta vazhdojmë partneritetin me të gjithë mekanizmat e Bashkimit Europian. Kam besim që Parlamenti Europian do të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët”.

“Duhet ta përkrahim më shumë njëri-tjetrin. Kur jemi bashkë jemi më të fuqishëm. I ftoj kolegët e opozitës që t’i gëzohen këtij lajmi. Ndërsa duke nisur nga java tjetër besoj që do të nisim të punojmë për të lobuar tek Italia dhe Franca që të na përkrahin në këtë proces”. /klankosova.tv

Comments