Vetëvendosje mblidhet sot për të caktuar mandatarin e ri për kryeministër
Sot nga ora 12:00, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet për të caktuar mandatarin e ri për kryeministër.
Në rendin e ditës që ka siguruar Paparaci, do të caktohet mandatari për kryeministër.
Po ashtu, do të ketë edhe diskutim për situatën politike.

Të martën, kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar të martën me presidenten Vjosa Osmani, në përpjekje për formimin e qeverisë së re.
Raportohet se takimi është zhvilluar në Presidencë dhe se ka ka qenë i shkurtër.
Ky takim vjen pas disa ditësh nga një mbledhje e mëparshme e organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan së bashku për të diskutuar ngërçin politik në vend.
Lëvizjes Vetëvendosje, nga sot i ka mbetur edhe një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

