Vetëvrasje në Laprakë, i riu me shkollë të lartë i jep fund jetës. Ja emri

478

 

kompleksi karavan

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet. Pas rënies nga lartësia të një nxënësi, këtë herë një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku jetonte.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një ditë më parë në orën 06:30 të mëngjesit në zonën e Laprakës, Arnold Sh., 23 vjeç me arsim të lartë i ka dhënë fund jetës.

Sipas policisë, i riu në kushte depresioni është hedhur nga kati i 6 i banesës, ku ka humbur jetën. Pas ngjarjes, policia tha se, dosja i ka kaluar Prokurorinë së Tiranës.

Comments