Vetëvritet një person në qëndrën e paraburgimit në Suharekë, ky është emri i viktimës

142

Një person dyshohet se ka kryer vetvrasje në qendrën e paraburgimit pranë stacionit policor në Suharekë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Nazif Kololli nga fshati Budakovë.

Ai po mbahej në paraburgim për dhunë në familje./Indeksonline/

Comments