Vetëvritet një person në Rogoçicë të Kamenicës, policia jep detaje

546

Gjatë ditës së sotme një person në fshatin Rogoçicë të Kamenicës është gjetur pa shenja jete.

Në fshatin Rogoçicë të Kamenicës një person është gjetur pa shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, dyshimet janë që kjo mund të jetë vetëvrasje.

“Mund të ju konfirmoj se një person është gjetur pa shenja jete. Fillimisht është cilësuar si vdekje e dyshimtë, pastaj dyshimet thonë se mund të jetë vetëvrasje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rrethanat e këtij rasti. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka treguar Hashani për lajmi.net.

Ndërkaq burime të lajmi.net, kanë bërë të ditur se viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Në anën tjetër në medie u raportua se bëhet fjalë për një 50-vjeçar dhe se pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijë. /Lajmi.net/

Comments