Vetura përplas 57 vjeçarin nga Shkupi, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

88

Një 57 vjeçar nga Shkupi është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një veturë e cila është larguar nga vendi i aksidentit, njofton policia e Shkupit.

Gjegjësisht, mbrëmë në ora 22.50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në rrugën “Orce Nikolov” një veturë e udhëtarëve ka goditur personin me iniciale S.S (57 vjeçar) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi.

Moebel THEMA

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.S të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

“Në vendngjarje është kryer inspektim dhe po bëhet dokumentimi i plotë i rastit”, thonë nga MPB.

Comments