VIDEO│”Alsar” nga Shqipëria i ndihmon Hasanbegut
Organizata të shumta humanitare kanë ofruar vazhdimisht ndihmën e tyre për banorët e prekur nga vërshimet që prekën rajonin e Shkupit, duke ofruar ndihma humanitare në produkte ushqimore dhe ndihma tjerë. Sot, banorët e Hasanbegut i vizitoi shoqata “Alternativa e së Ardhmes ALSAR” nga Shqipëria, e cila dhuroi ndihma për banorët, duke përcjellë kështu edhe mbështetjen morale dhe vëllazërore nga populli shqiptar. Saimir Rusheku nga shoqata ALSAR tha se mes tjerash, banorëve të Hasanbegut do t’u shërbehet ushqim i gatshëm në 5 ditët ardhshme, me ndihmën e aktivistëve të shoqatës “Merhamet”, e cila është pjesë e Këshillit Koordinues të OJQ-ve për vërshimet.