Mekanikun nga Hasanbegu vërshimet e kanë shtyrë në borxh prej 236 mijë euro (VIDEO)

114

Moebel THEMA

mercedes

Mbi 20 Mercedesa, ndodheshin në servisin “Diesel Tehnik”, në Hasanbeg, kur këtë zonë e vërshoi uji. Nga pamjet e marra një ditë pas vërshimeve, mund të shihen veturat e shpërndara gjithandej nëpër pronën e kësaj garazhe, por edhe më larg. Ato të gjitha ishin të parkuara afër murit që nuk është më. As veturat që kanë qenë brenda në objekt nuk kanë shpëtuar. Vlera e dëmeve në vetura po del të jetë sipas pronarëve, afro 240 mijë euro.

Pronari i kësaj punëtorie Hisni Ademi ankohet pse askush nuk e vizitoi për të shënuar dhe vlerësuar dëmet.

“Janë gjithsej 26 vetura të markës Mercedes dhe dëmi që është bë, rreth 236 mijë euro llogariten vetëm në vetura. Dëmet materiale tjera që i kemi, janë auto pjesë, gjëra që na nevojiten për riparimin e veturave kompjuterët, diagnostika. Të gjitha i ka marrë uji. Sipas vlerësimeve tona, diku mbi 400 mijë euro kemi dëme”, thotë ai.

Kompania thotë se ishte e siguruar nga uji, zjarri dhe tërmeti, por që tash po del të ketë telashe me kompaninë e sigurimeve, sepse vërshimet nuk mbuloheshin me atë polisë.

“Siç po shihni prapa meje, është bërë një dëm që nuk përshkruhet. Objektin e kemi të siguruar kundër zjarrit, ujit, vërshimeve, mirëpo sigurimi nuk e përfshinë këto dëme, pra këto lloj fatkeqësi natyrore nuk përfshihen. Neve na ka bërë dëm shumë” shprehet Idriz Ademi, “Diesel Tehnik”.

Nga dokumentacioni që na treguan pronarët, pa llogaritur dëmet në objekt, servisi i tyre ka pësuar për 355 mijë euro.

Kompania druan se do të kompensohet në tërësi siç e thotë qeveria se do t’i paguaj dëmet e vërshimeve të 6 gushtit./TV21Maqedoni/

Comments