Këngëari Lindon Berisha është njëri ndër më të suksesshmit në vend.
Karrierën e tij muzikore e nisi me po të njëjtin hov me të cilin po vazhdon akoma të punoj pa reshtur, shkruan lajmi.net
Lindoni, në bagazhin e tij artistik posedon një numër të madh hitesh e po punon që të tilla të sjell edhe në ditët, javët, muajt e vitet në vazhdim pasi muzika është ajo që di t’a bëjë më së miri.
Këtë madje e ka tradhëguar nga babai i tij tashmë i ndjerë, Agron Berisha i cili ishte një këngëtar shumë i dashur për publikun dhe këngët e tij po vazhdojnë akoma të frymojnë e të dëgjohen nga gjeneratat e ndryshme./Lajmi.net/