VIDEO/ Aksident me vdekje në Durrës, zbardhet emri i shoferes së arrestuar

168

VIDEO/ Aksident me vdekje në Durrës, zbardhet emri i shoferes së arrestuar

 

Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur mjeti tip Volksvagen, me targa DR 5189 E, ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesja e mjetit është Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, pasi është e tronditur nga ngjarja.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si 75-vjeçari me inicialet R. H.

Po ashtu policia sqaron se i aksidentuari ka qenë duke kaluar trafikndarësen në momentin e aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Aksidenti me vdekje ne Durres by news-al

Comments