Spasov: Pensionet do t’i rritim për 10.25%

79

Moebel THEMA

3

Zv. ministri plotësues i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, ka realizuar takim me pensionistët dhe kryetarët e shoqatave të pensionistëve në Ohër dhe Debarcë.

Para tyre, Spasov i ka prezantuar masat e parashikuara në programin e OBRM-PDUKM-së për përmirësimin e cilësisë së jetës së pensionistëve dhe rritjes së standardeve të tyre.

Spasov u lavdëruame rritje të pensionit, që sipas tij, nga 7600 denarë është rritur në 13.750 denarë. Ai premtoi se në katër vitet që vijnë, prirja e rritjes së pensioneve do të vazhdojë dhe parashihet që pensioni të rritet për 10.25%, përfshirë projektet tjera si pushim në banjat e vendit falas, fundjavë falas turistike.

Ai shtoi se planifikojnë ndërtimin e tre shtëpive shtetërore për pleq, me rreth 500 shtretër.

Comments