VIDEO/ Aksidenti i tmerrshëm, ja si fluturoi nga mjeti drejtuesi në Krujë

88

Moebel THEMA

Gara “Kruja Hillclimb 2016” është organizuar rreth dy javë më parë, ndërsa nuk ka kaluar pa asnjë aksident e pa asnjë rrezik.

Bëhet fjalë për një aksident të frikshëm që ka ndodhur gjatë kësaj gare, pamjet e së cilit kanë dalë vetëm ditën e sotme, shkruan JOQ.

Siç shihet nga fotot dhe videot,njëri prej garuesve ka humbur drejtimin e automjetit dhe është përplasur në shpatin e malit.

Fatmirësisht, shoferi Bardhyl Canolli ka shpëtuar me disa dëmtime që nuk i kanë rrezikuar jetën. “Edhe kjo është pjesë e sportit”, shprehet Canolli.

Comments