VIDEO/ Alarm për cunami pas tërmetit në Japoni, banorët po transferohen

284

VIDEO/ Alarm për cunami pas tërmetit në Japoni, banorët po transferohen

Një tërmet 7.3 ballë ka goditur këtë të hënë Japoninë verilindore. Autoritet kanë lëshuar një alarm për cunami.

Tërmeti goditi brigjet japoneze, 67km në verilindje të Iwaki, në një thellësi prej 10 km. Mediat nuk raportojnë për viktima.

Autoritet japoneze u kanë thënë banorëve të evakuohen në terren të lartë. Valët e cunamit pritet të godasin në mënyrë të përsëritur.

Ndërkohë, qendra Warning Pacific Tsunami ka nxjerrë “një kërcënim cunami për pjesët e tjera të Paqësorit që ndodhen më afër tërmetit”, duke theksuar se nuk ka asnjë kërcënim cunami për shtetin amerikan të Havait.

Sipas vlerësimeve të fundit nga autoritetet e Japonisë, valë deri në tre metra të larta do të mbërrijë në brigjet japoneze nga ora 6:30, me orën lokale.

/Syri.net/

Comments