Video/ Astrit Patozi i këndon Sokol Olldashit me kitarë në tre vjetorin e ndarjes nga jeta

Astrit Patozi një nga miqtë më të ngushtë të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, i ka kushtuar një këngë mikut të tij, të ndarë nga jeta 3 vite më parë, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. Siç shikohet edhe në këtë video të cilën Patozi e ka postuar në profilin e tij në fb, deputeti demokrat e ka të vështirë ti përmbajë emocionet. “Nata të mori në errësirën e saj. Kitara jote po shkrehet në vaj… janë disa nga vargjet që Patozi i këndon me kitarë mikut të tij…
Ndiqni videon

