Video bëhet virale: Të gjithë e dëgjojnë Xhakën, edhe kapiteni Odegaard

382

Edhe pse dy vitë më parë i është hequr shiriti i kapitenit, Granit Xhaka mbetet sërish i Arsenalit.

Së paku kështu tregon edhe kjo video, e cila shfaq atë duke i motivuar bashkëlojtarët para derbit me Tottenhamin.

Përfaqësuesi i Zvicrës u pa duke folur si lider i vërtetë i skuadrës, pavarësisht se shiritin e kapitenit e bart Martin Odegaard. Mesfushori norvegjez po e dëgjonte Xhakën bashkë me të tjerët.

Moebel THEMA

Duket se ky fjalim motivues i Xhakës pati ndikim të mirë në fushë, pasi Arsenal ia doli të mposht 2:0 Tottenhamin për ta çuar në tetë pikë epërsinë ndaj Manchester City-t, të cilët gjinden në vendin e dytë. /IndeksOnline/

Comments