Kohën e fundit Blunt dhe Real 1 kanë qenë shumë të pranishëm në titujt e medieve rozë.
Kjo për shkak të disa fyerjeve publike që kishin bërë ndaj reperëve, Gjiko dhe Ledri, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, dyshja kanë bërë të ditur se do të sjellin për 10 ditë klipin e ri, ndërsa sapo kanë lansuar këngën e re.
Bëhet fjalë për projektin “1 Problem”, të cilin e sollën në versionin audio, këngë e cila sipas tyre është “diss” për reperët.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri nga Blunt dhe Real. /Lajmi.net/