VIDEO/ “Call Out My Name” kënga më e re nga The Weeknd!

493

Këngëtari i njohur botëror, The Weeknd dje ka publikuar këngën e re.
Bëhet fjalë për projektin “Call Out My Name”, këngë kjo pjesë e albumit të ri “Dear Melancholy”, shkruan lajmi.net.

Kënga është lansuar dje në kanalin YouTube dhe po pëlqehet shumë, duke pranuar vetëm komente pozitive.

Ky projekt njëherësh thuhet se është dedikim i The Weeknd për ish të dashurën e tij, këngëtaren Selena Gomez.

Që prej ndarjes nga Selena, këngëtari është beqar, por shumë herë komentohet për rikthim të mundshëm tek Selena. /Lajmi.net/

Comments