VIDEO/ Capital T falënderim të veçantë për Bebe Rexhën!

410
fresco

Reperi Capital T është një prej artistëve më të suksesshëm në vend.
Ai është shumë aktiv si me mbrëmje muzikore ashtu edhe me këngë të reja, shkruan lajmi.net.

Në repertorin e tij, reperi numëron disa hite, ndërsa një nga projektet më të suksesshme të tij është “Hatixhe”.

Ishte Bebe Rexha, këngëtarja që ka arritur famë botërore, ajo e cila së fundi ka publikuar në rrjete sociale një video ku shihet se si i mëson të tjerëve rreth këngës dhe traditës shqipe.

Meqë në sfond dëgjohet kënga “Hatixhe” nga Capital T, reperi ka falënderuar Beben që po ua mëson të tjerëve traditën tonë.

“Duke i mësuar botës më shumë rreth kulturës dhe traditës shqiptare 🇦🇱 🌎 Faleminderit Bebe ♥️”, janë fjalët e reperit. /Lajmi.net/

Comments