VIDEO/ Gjeneralët amerikane: “Lufta me Rusinë dhe Kinën do të jetë e shpejtë dhe shkatërrimtare”

Çdo luftë e ardhshme me Rusinë apo Kinën do të jetë “jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe e shpejtë” e do të shkaktojë dhunë të një shkalle të paparë për të paktën 60 vjet, sipas gjeneralëve amerikanë.
Inteligjenca artificiale dhe sistemet e automatizuara të armëve do të përshpejtojë çdo konflikt të ardhshëm, ka paralajmëruar Gjenerali Ëilliam Hix
“Një konflikt konvencional në të ardhmen e afërt do të jetë jashtëzakonisht vdekjeprurës dhe i shpejtë – tha ai në një panel ku diskutohej për të ardhmen e ushtrisë të martën, raporton prestigjiozja “The Independent”- Dhe ne nuk do mund ta ndalim sepse nuk do ta zotërojmë dot kronometrin”.

Gjenerali Hix ka përshkruar vizionin e tij të luftës të përshpejtuar në të ardhmen duke thënë se shpejtësia e ngjarjeve ka të ngjarë të përforcojnë aftësitë tona njerëzore.
Ai paralajmëroi se avancimet teknologjike të bëra nga Rusia dhe Kina në vitet e fundit kanë detyruar Shtëpinë e Bardhë për t’u përgatitur për “një shkallë dhunë që ushtria amerikane nuk ka parë kurrë më parë”.