VIDEO/I shkatërrojnë për skrap Ferrarin 200 mijë euro, video bëhet hit në internet
Kjo video shfaq momentin kur një “Ferrari 458 Spider” me vlerë mbi 200 mijë euro u shtyp në një pikë skrapi, pasi i ishte konfiskuar të zotit.
Supervetura e Zahid Khan ishte konfiskuar nga policia në prillin e vitit të kaluar në teksa ai po e ngiste në Birmingham të Anglisë, dhe agjentët i thanë se dyshonin se e kishte vjedhur pasi ai nuk arriti që ta provonte pronësinë me dokumentet që kishte.
Ai pretendon se makina e tij u shkatërrua gabimisht teksa ai ishte ende ne gjyq në përpjekje për të dëshmuar pronësinë dhe postoi një video të shkatërrimit në faqen e tij në Facebook.
Problemet e Khanit nisën në dhjetor 2016 pasi ai u dënua me 150 orë shërbim në komunitet me akuzën e mashtrimit me pronat.
Pasi ai i rrëzoi me sukses në Apel tre prej akuzave ndaj tij në mars 2017, ai e parkoi Ferrarin në sheshin përballë gjykatës së Birminghamit.
Disa javë më pas, vetura e tij u sekuestrua kur ai u ndalua më 5 prill dhe kur iu drejtua gjykatës që t’ia kthenin, ai zbuloi se makina i ishte shkatërruar pasi policia ishte urdhëruar nga një gjykatës për një gjë të tillë.
Një zëdhënës i policisë tha se vetura ishte shkatërruar sepse nuk kishte një siguracion të vlefshëm dhe ishte një veturë e kategorisë B, të cilat klasifikohen zyrtarisht në Britani “të papërshtatshme për rrugë”, që do të thotë se duhet të shkatërrohen./lupa.al/

