Këngëtari Korab Shaqiri ka lansuar me klip këngën e tij më të re.
‘Dashuri e këputur’ mban titullin ky projekt muzikor për tekstin e së cilit është kujdesur Ilir Shaqiri bashkë me Arbnor Gashin, e ky i fundit ka pasur dorë edhe në muzikën e këngës, shkruan lajmi.net
Orkestrimin e ka bërë vet Korabi, i cili po ashtu është kujdesur edhe për miksimin, e për masterizimin është angazhuar kompozitori i njohur, Edmond Zhulali.
Meritat për videoklipin i cili është punuar deri në detaje shkojnë për AgProduction.
Kujtojmë se para publikimit të kësaj kënge Korabi erdhi në duet me babain e tij Ilirin me këngën shumë domethënëse ‘Ata u bënë dritë’./Lajmi.net/

