VIDEO/ Kosova fiton ndaj Madagaskarit, shënon Messi kosovar, Edon Zhegrova!

620
fresco

Trajneri zviceran Bernard Challandes e ka nisur me fitore aventurën e tij me Kosovën, e për Kosovën debutoi edhe talenti Edon Zhegrova në myrën më të mirë të mundshme.

Ishte pikërisht Zhegrova që i siguroi Kosovës fitoren në miqësoren e sotme ndaj Madagaskarit, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen e zhvilluar në Francë përfaqësuesja e Kosovës fitoi 1 me 0, falë golit të bukur të shënuar nga Zhegrova në minutën e 48.

Miqësoren e radhës Kosova e luan ndaj Burkina Fasos më 27 mars.

Comments