Lajpcingu shokon Bayernin

107

Video/ Lajpcingu shokon Bayernin

Skuadra e Lajpcigut po vazhdon të ndjekë gjurmët e Lestërit të sezonit të shkuar. Surpriza e kampionatit gjerman në këtë sezon ka shënuar sot fitoren e 7 radhazi, duke mposhtur Shalken me rezultatin 2-1 në shtëpi në takimin e vlefshëm për javën e 13 të Bundesligës. Kjo ka bërë që ky ekip të jetë në vendin e parë në renditje me tre pikë më shumë se Bayerni.

Verner kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 2-të me anë të një penalltie, por në minutën e 31-të ishte Kolashinaç që barazoi shifrat. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47, ishte po Kolashinaç që shënoi sërish, por këtë radhë në portën e ekipit të tij, duke i dhënë avantazhin 2-1 Lajpcigut, një rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.

 

Comments